Nga Ylli Pata/ Në një mëngjes të fillim vitit 1992, kur prokurori më aktiv i “Pool Mani Pulite” të Milanos, Antionio Di Pietro, nisi operacionin e madh antikorrupsion në politikën italiane, një telefonatë e rëndësishme i erdhi nga Roma. Ishte Giovani Falcone, i sapoemëruar si Kryeinspektor i Ministrisë së Drejtësisë, i cili kërkoi nga kolegu i tij që kishte dëshirë që të drekonte një vakt të mirë në një nga restorantet e mira të kryeqendrës së veriut italian.

Di Pietro rezervoi trattoria-n e tij të preferuar, ku në orën e llogaritur nuk do të kishte asnjë klient tjetër, pasi pronari, mik i prokurorit, kishte shkruar tek porta se do të bënte dizinfektim. Falcone, i cili ndiqte me shumë interes dhe gëzim hetimet e kolegëve të tij, këshilloi Di Pietron që të mos rridhnin lajmet mbi hetimet si telenovelat pasi do t’i dëmtonin rëndë hetimet.

Në Palermo, në rastin e maksiprocesit të madh kundër kupolës së Cosa Nostra-s, Falcone e Borselino, u mbyllen në kazermën e Carabinieri të kryeqendrës siçiliane dhe për mbi një muaj nuk folën me askënd, derisa bënë gati letrat për gjykatë, ndaj nuk pati rrjedhje.

Por fatkeqësisht, në rastin e Mani Pulite-s, ngaqë ishte një mënyrë e hapur hetimi, e ku natyrisht kishte edhe “talpa”, por edhe aftësi të reporterëve, pati mjaft rrjedhje për hetimet, gjë që solli probleme të mëdha. Vr a në veten dy nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit, që u arr es tuan si të dyshuar për rrus hfete ndaj politikës.Në Kolumbi, kur bërthama e DEA-s amerikane arr estoi kreun e kartelit të Cali-t, disa media të paguar nga na rkotr afik antët, nxorën emrin e kryepolicit të vendit se kishte marrë para nga kumbarët e Cali-t.

Kjo dëmtoi rëndë hetimet, dhe pas suksesit me kreun e kartelit të Medelin, Pablo Escobar, e krerët e Cali-t, nuk pati më operacione masive ndaj na rkotra fikut. Këto ditë, gjatë dy operacioneve të rëndësishme të SPAK, po vihen re një telenovelizim i hetimeve, duke përdorur apo krijuar një fabul të ndryshme sipas interesave.

Madje është riaktivizuar edhe “qytetari digjital”, i shpallur Non Grata nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. i cili, po tenton sipas Skemës “Babale” të prodhojë fabula mbi çmimin e kapeleve të policisë, madje duke i vënë çmime sa “frëngu pulën”. Pikërisht kjo mënyrë e përdorimit, apo e luajtjes me hetimit, mund të jetë shumë e dëmshme, madje ka shumë gjasa që të prishë hetimet reale. Jo më kot, në rastin “Babale”, u sajua me anë aktorësh të paguar nga selia e PD-së, një bisedë telefonike të personazheve që nuk ekzistonin, pët të simuluar më pas një skandal politik.

Me të drejtë Prokuroria nisi hetimet ndaj kësaj çështje. Po ç’ndodhi? Protagonistët e “Babale show” nisën shkërmoqjen. Babalja u arratis në Kosovë, e më pas në Belgjikë, ku mori azil. Deputeti babale, edhe pse u dënua mori mandat edhe njëherë si shpërblim dhe është më i llastuari nga panelet, që e kanë të gjithë shok. Kurse personazhi i tretë ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Të tjerët? Janë edhe sot e kësaj dite pjesë e “Paramilitarëve të PD-së”, të gatshëm për çdo operacion të radhës…