Prej një muaji bregdeti i Pishporos në Fier është populluar nga një koloni prej rreth 3 mijë flamingove të cilat dhurojnë një spektakël ngjyrash kur ngrihen në fluturim, por edhe në formacionet e tyre si dhe në lëvizjen e krahëve.
Bregdeti në derdhje të lumit Vjose është tashmë vendi i flamingove, të cilat kanë gjetur habitatin e tyre të qetësisë në ligatinat e plazhit.
Roja i Zonave të Mbrojtura, Shpëtim Përri është shprehur se në këtë zonë që është habitati i flamingove ka një ushqim të bollshëm me një lloj larve. Kjo është edhe arsyeja që flamingot kanë gjetur habitatin në këtë zonë.
Gjatësia e flamingove shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2-3,6 kg. Shtegtimi i tyre ndodh në këtë periudhë dhe zgjat deri në shtator.