Gazsjellësi TransAdriatik është një investim i ri strategjik, i cili i hap rrugë zhvillimit të infrastrukturës kombëtare të gazit në rajonin jugor. Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga stacioni ultramodern i gazsjellësit TransAdriatik. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të stacionit ultramodern të Gazsjellësit TransAdriatik, ju uroj ditë të mbarë”, – tha Rama. Ndërtimi i pikës fillestare dalëse të gazit në stacionin e TAP është një nga shumë stacionet e një rrugëtimi që vazhdon për ta kthyer Shqipërinë praktikisht në një eksportues neto të energjisë.

Ditën e djeshme në stacionin ultramodern të Gazsjellësit Transadriatik në Fier u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e pikës fillestare dalëse shqiptare të gazit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kompanisë “Albgaz” dhe gazsjellësit TAP. Përmes TAP do të kalojnë 3 mld metra kub gaz në Europë. Stacioni i Kompresorëve të Gazit, në Fier është një tjetër vepër madhore e projektit të gazsjellësit TransAdriatik, që siguron zhvillim ekonomik, punësim dhe ardhmëri.