Ndonëse Bashkia e Tiranës ka ngritur tregje të posaçme, ka edhe nga ata shitës ambulantë që tregtojnë produktet e tyre jashtë çdo kriteri në rrugë duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

I tillë është dhe rasti i zonjës në rrugën e Durrësit, ku sikurse mund të shihni nga kjo video, e vërteta është krejt ndryshe nga ajo e publikuar nga video e cunguar e ish-Kryeministrit Berisha dhe e mediave pranë tij. Edhe pse tregu i Bashkisë ishte ngjitur, zonja ndryshe nga shitësit e tjerë preferoi që të zaptojë trotuarin duke I shitur produktet e saj në këto ditë të nxehta në rrugë jashtë çdo kriteri.

Sikurse mund të shihni nga pamjet, në momentin që punonjësit e policisë bashkiake I kërkuan që të mos zinte trotuarin e dedikuar për këmbësorët dhe për nënat e reja me karroca në rrugën e Durrësit por të zhvendosej në tezgat e posaçme aty pranë, zonja ka marrë karrocën dhe e ka përmbysur vetë duke rrëzuar dhe produktet që ajo mbante ndërkohë që video e prerë e kësaj ngjarje “fluturoi” drejt Berishës dhe mediave pranë opozitës.