Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka publikuar raportin e 6 mujorit të vitit 2021 për shërbimet e kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të transportit rrugor. “Sukses dhe rekorde në volume shërbimesh, rendimet e të ardhura”- shkruan Gonxhe.
postimi i plotë:
6-mujori i parë i vitit 2021 = SUKSES dhe REKORDE nga DPSHTRR në volume shërbimesh, rendiment e të ardhura! ?? ↗️ 1,440 qytetarë të shërbyer në 1 orë gjatë Qershorit 2021, ose çdo 2.5’’ një shërbim! ↗️ 253,406 shërbime ofruar në Qershor 2021, ose +72% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2018, +70% me vitin 2019! ↗️ +113,563,000 Lek fitimi i realizuar për Qershorin 2021, 1.65 Lek për çdo 1 Lek të shpenzuar! +95% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2018, +93% mbi vitin 2019! 123% realizim plani!
↗️ 1,144,762 shërbime ofruar në 6-mujorin Janar-Qershor 2021, ose +29% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2018, +20% krahasuar me vitin 2019! ↗️ 1,244,925,,000 Lek të ardhurat për Janar-Qershor 2021! +47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, +34% me vitin 2019!
↗️ 211,684,583 Lek të ardhura nga shërbimet risi për 6-mujorin e parë 2021, ose +186% të ardhura nga shërbimet risi krahasuar me 6-mujorin e parë të 2020-ës! ????✌️Rezultate të tilla të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të shërbimit dhe komunikimit me qytetarët, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës e kushteve të punës, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, fiskalizimit, zgjerimit të rrjetit në territor, shërbimeve risi e lehtësimeve të procedurave e burokracive por edhe një ekipi të mirëmotivuar, na japin krahë për të vijuar punën e për të arritur rezultate edhe në sfidat e reja të automotorizimit shqiptar, siç janë kontrolli teknik që kaloi në administrimin ekskluziv të DPSHTRR dhe projekte të tjera historike e investime strategjike si Automotoparku ?⚠️? dhe sistem-platforma ??? e-Transport!