Është dita e Sarrit në qendrën sportive bardhekaltër. Trajneri i ri i Lazios është prezantuar zyrtarisht. Drejtori sportiv, Igli Tare, mori fjalën: “Ne jemi shumë të lumtur që prezantojmë trajnerin e ri. Gjej rastin të falënderoj Simone Inzaghi dhe stafin e tij për punën e bërë gjatë pesë viteve të fundit. E urojmë atë për sukses edhe tek Interi. Pse Sarri? Për ne ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të hedhur një hap më të vështirë.

E dinim se kishim bërë një punë të shkëlqyeshme, por me Sarrin është një terren për t’u provuar, edhe në këto kohë të vështira, që të gjithë po kalojnë në botën e futbollit. Kemi marrë një trajner me përvojë, i cili synon grupin dhe lojën agresive sulmuese. Kjo reflekton shpirtin e Lazio. Ne e mirëpresim Sarrin. Shpresojmë të gëzohemi për shumë gjëra të mira”.