Në prag të nisjes zyrtare të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, e cila gjendet në ceremoninë hapëse të këtij aktiviteti mbarëbotëror, ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale.
Përtej diskutimeve mbi nisjen e këtyre lojërave olimpike, Ministrja Kushi nënvizon se fatmirësisht sporti triumfoi mbi pandeminë COVID-19.
Postimi i plotë i saj:
“Sa shumë diskutime dhe dyshime, por ja ku jemi!? Pas pak #OlympicGames2020
Edhe pse një vit me vonesë, nën masa shumë të rrepta anti-covid dhe pa spektatorë, sporti ia doli të triumfojë mbi pandeminë.
#OpeningCeremony
#ForcaAlbania ???