Varianti “Delta” ka agravuar situatën nga COVID-19 në Greqi, ndërsa parashikimi për atë që do të ndodhë është më ogurzi. Profesori i Pulmonologjisë, Nikos Tzanakis vlerësoi se në valën e katërt të gjithë do të vihemi në kontakt me virusin, por ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.

“Virusi do të na “vizitojë” gjatë gjithë kësaj kohe, të vaksinuar dhe të pavaksinuar me përjashtim zero”, tha ai, duke shpjeguar se të vaksinuarit “do të vihen në kontakt por nuk do të infektohen dhe nuk do të përfundojnë në spitale“.

Ai deklaroi se për momentin të vaksinuarit që janë të shtruar në spital janë në 2-5% të pacientëve. “Këto janë një pacient që merr ilaçe imunologjike dhe të moshuar me shumë sëmundje, në të dy rastet sistemi i tyre imunitar nuk është ideal“.

Në disa zona, të tilla si Kreta dhe Egjeu i Jugut, prevalenca e mutacionit Delta arrin në 95% të infeksioneve të reja, ndërsa në të gjithë Greqinë është mesatarisht mbi 75%. Edhe në Shqipëri autoritetet vijojnë thirrjet për të gjitha kategoritë, sidomos të rinjtë që të vaksinohen sa më shpejt.