Lei Kraja ishte e ftuar pasditen e djeshme në programin “Pushime On Top” për të rrëfyer më shumë për jetën e saj gjatë kësaj periudhe pushimesh, projektet e reja që ka në plan të risjellë në sezonin e ri, por ndau me publikun edhe angazhimin si aktore në ‘Portokalli’.
Lei tha se nuk e gjeti veten tek aktrimi. Siç rrëfeu ajo, më shumë dëshirë do të kishte ta prezantonte spektaklin sesa të bënte role aty.
Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten?.
Kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë?- tha me të qeshur Lei duke shtuar se pas audicioneve, u zgjodh Fjoralba, e cila “ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur.
Po nëse një ditë do t’i propozohej një rol tjetër në ‘Portokalli’, a do ta pranonte? Kësaj pyetjeje, Lei iu përgjigj me siguri: Nëse do kisha ndonjë rol tjetër, do të isha kthyer, por jo në atë, ndërsa prezantimin me Salsanon dhe Fjoralbën, do ta konsideronte, pse jo?
Nëse më ofrohet si mundësi, do ta konsideroj, patjetër që po. Por, nuk varet nga unë.