Ditë më parë, një restorant në Vlorë denoncoi një shtetas italian i cili bëri dasmë dhe iku pa paguar shpenzimet që i takonin. Teksa ditët kalonin, ai më në fund është bërë “i gjallë” duke u kujtuar se ka ikur pa paguar duke mashtruar pronarin me një çek të falsifikuar.
Por sot gazetari Enrik Mehmeti shkruan se italiani ka dërguar 500 eurot e para pronarit të biznesit në Vlorë, pas publikimit të lajmeve në mediet shqiptare. Mesa duket dhëndri, i cili u martua me vajzë shqiptare u pendua për gjestin e tij dhe ka dërguar një shumë të vogël në krahasim me atë që i takon në total. “Dhëndri Italian, pas postimit ,dërgoi 500 eurot e para nga detyrimi total i cili është rreth 5000 euro”, shkuruan ai në Facebook.
Siç duket, “skifteri” italian duhet të ketë pergatitur ndonjë çek fals edhe për muajin e mjaltit./TemA