Tempreaturat e nxehta vijojnë të na shoqërojnë në këto ditë vere. Edhe sot termometri ka shënuar 39 gradë celsius e ndërsa në disa zona temperatura shkon deri në 40 garadë. Meteorologu Hakil Osmani tha për ‘Report TV’ se fundjava pritet të jetë më e freskët dhe do të kemi një ulje të temperaturave deri në 35 gradë celsius.

“Temperaturat e ditës së sotme kanë qenë të larta, ku vlerat e mëngjesit dhe të mesditës shënojnë shumë më lart se vlerat normale, duke bërë që maksimumet gjatë ditës së sotme të shënohen në vlerat 39 gradë celsius, lehtësisht edhe në ndonjë zonë të veçantë të tjekalohet kjo vlerë. Fundjava sjell ndryshime të tablos termike duke bërë që të kemi një freskim të motit. Ditën e shtunë presim një rënie me të paktën 3 gradë celsius në vlerat maksimale. Do të vijojë rënia e temperaturave edhe gjatë ditës së dielë, duke bërë që maksimument në territorin shqiptar të zbresin në 35-36 gradë celsius.”, tha Hakil Osmani.

Sipas meteorologut Osmani, në fundjavë pritet të ketë shpeshtim të vranësirave, madje zonat e malore dhe të ulëta mudn të preken nga reshje shiu afatshkrurtra. Por e kundërta do të ndodhë në zonat bregdetare, të cilat nuk do të preken nga këto reshje.

“Pritet që gjatë fundjavës të kemi shpeshtim të vranësira kryesisht gjatë orëve të mesditës, më të dukshme do të jenë gjatë ditës së shtunë që do të kemi edhe prezencë afatshkurtër të rebesheve të shiut në zonat malore dhe të ulëta, ndërsa shumë më të pakta në zonat bregdetare. Do të kemi një përmirësim të kushteve motit gjatë orëve mbrëmjes së ditës së shtunë duke bërë që ky përmirësi, të vijojë edhe gjatë pardites së ditës së dielë, por sërisht e diela në mesditë do të krijojë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa duke ardhur mbrëmja e ditës së dielë presim një përmirësim të kushteve të motit”, tha Hakil Osmani.

I pyetur se përse kemi tempreatura të larta edhe kur moti është i vranët, meterologu tha se kjo ndodh për shkak të masave ajrore që vijnë nga Afrika.

“Kjo ndodh si pasojë e masave ajrore të cilat vijnë nga veriu i kontinentit afrikan dhe janë të shoqëruara edhe me grimca rëre nga shkretëtira Saharasë. Janë të shpeshta këto grimca rëre gjatë valëve të të nxehtit të cilat vijnë nga veri, por për fat të mirë me fundjavën ato do të largohen duke bërë që moti të jetë më i kthjellët dhe më i qartë”, tha Meteorologu