Vetëm pak minuta më parë avioni i parë nga Zyrihu do të ulet në Aeroportin e Kukësit, çka shënon edhe nisjen e fluturimeve tregtare në këtë aeroport. Me avionin e parë nga Zyhriu në Aeroportin ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ erdhën 67 pasagjerë. Teksa zbresin shkallët e avionit pasagjerët janë pritur me tapet të kuq dhe tullumbace dhe lule.
Kujtojmë se, Aeroporti i Kukësit u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra. Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen.
Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.