Dieta jo vetëm që ndikon në shëndetin tonë fizik por gjithashtu ka efekte serioze në shëndetin mendor. Nëse ka ushqime që ndikojnë pozitivisht për shëndetin ka dhe të tjerë që e shkatërrojnë atë.
Kafeina-Shumica e njerëzve e fillojnë ditën e tyre me një kafe që u jep atyre energji për t’u zgjuar. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, kafeja dhe kafeina në përgjithësi është e dëmshme për shëndetin tonë mendor. Konsumimi i tepërt i kafeinës ka një efekt negativ në stres, pasi i jep stimuj të tepërt zonës së trurit që percepton fobitë.
Alkooli-Kur konsumojmë alkool gjatë natës, trupi ynë e ka të vështirë ta metabolizojë atë, duke ndikuar kështu në cilësinë e gjumit. Ekspertët thonë se edhe një orë më pak gjumë ka një efekt negativ në mënyrën e marrjes së kalorive dhe humorit.
Ëmbëlsuesit artificial-Ushqimet e përpunuara me ëmbëlsues artificialë janë jo vetëm të dëmshëm për shëndetin fizik por edhe për atë mendor. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se ëmbëlsuesit artificialë rrisin bakteret e dëmshme në zorrë, gjë që shkakton humor të keq dhe stre