Vaksina indiane Covaxin është 93.4% efektive kundër rasteve të rënda të Covid-19 dhe 77.8% kundër rasteve simptomatike, sipas të dhënave të publikuara nga kompania.

Në një deklaratë, kompania farmaceutike Bharat Biotech tha se kishte përfunduar analizën përfundimtare të provave klinike të Fazës 3, të cilën e quajti prova më e madhe e vaksinave Covid-19 në Indi.

Provat klinike përfshinë 25,800 pjesëmarrës të moshës 18 deri 98 vjeç. Nga ata, 2,433 njerëz ishin mbi 60 vjeç, dhe 4,500 kishin bashkë sëmundje bashkë-shoqëruese. Bharat Biotech tha se Covaxin siguron 65.2% mbrojtje kundër variantit Delta , i cili u zbulua për herë të parë në Indi dhe është varianti mbizotërues në vend.

Covaxin u miratua në Indi në janar, para se të dilnin rezultatet paraprake nga prova e Fazës 3. Vaksina është miratuar në 16 vende duke përfshirë Brazilin, Filipinet, Iranin dhe Meksikën.