Varianti Delta po shtrihet në të gjithë Europën dhe ka rritur numrin e infeksioneve veçanërisht në Spanjë, Holandë, Qipro dhe Maltë, që janë me të kuqe dhe të kuqe të errët në hartën javore të Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve (ECDC) për incidencën e COVID-19. Situata është përkeqësuar veçanërisht në Spanjë, që është tërësisht e kuqe me disa zona të shënuara me të kuqe të errët.

Infeksionet janë rritur, gjithashtu, në jug të Francës, që është me të verdhë së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe disa zona të Suedisë, Finlandës dhe Danimarkës. Nga ana tjetër, Italia është konfirmuar e gjitha me të gjelbër.