Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar.

Përmes një statusië në twitter Veliaj shprehte se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh!

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”– shkruan Veliaj. (TemA)