Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu: “Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona; Bashkëpunim për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022′”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto në Twitter ku shfaqet me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu me të cilin tregon se diskutuan për bashkëpunim në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj i ka dhuruar homologut të tij edhe “Kullën e Sahatit”.

“Ishte vertet kënaqësi të takoja mikun tim, @ekrem_imamoglu, në Stamboll, per të forcuar më tej bashkëpunimin historik që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mes qyteteve tona?.
Mezi pres të punojmë së bashku me të dhe të rinjtë e Stambollit për EYC2022??.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen ??❤️??”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.