Ka nisur me një sukses me penallti epoka e Simone Inzaghi-t tek Inter: kampionët e Italisë kanë mundur Lugano-n me penallti pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt.

Zviceranët kanë kaluar në avantazh me Loric (30′), pesë minuta më vonë kanë dyfishuar me Facchinetti-n. D’Ambrosio (38′) dhe Satriano (54′) kanë shmangur humbjen e zikaltërve, që më pas kanë fituar Lugano Region Cup falë pritjeve të Radu dhe penalltisë vendimtare të Ranocchia-s.

E dija se do të ishte një miqësore e vështirë. Kemi patur një reagim shumë të mirë duke ditur se nuk kishim shumë lojtarë në dispozicion, ka thënë trajneri Inzaghi pas ndeshjes.

Në lidhje me merkaton: Me klubin po punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më 22 gusht do të jemi gati.