Në total 3500 apartamente do të ndërtohen në lagjen 5 Maj në Tiranë për banorët, të cilëve ju shkatërruan banesat për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i rindërtimit në Tiranë, ndërkohë që shton se do të ndërtohen gjithashtu edhe 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”.
“Lagjia 5 Maji në kantierin e Rilindjes pas tërmetit. 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”, shkruan Rama.