BE është e përkushtuar për të bërë përparim në procesin e zgjerimit përmes hapjes zyrtare të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa përshëndeti fillimin e presidencës sllovene të BE-së së bashku me kryeministrin slloven, Janez Janša.
“KE po bën përpjekje për ta arritur edhe këtë qëllim dhe mirëpret organizimin e samitit me Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni”, theksoi von der Leyen.
Nga ana e tij, Jansha deklaroi se zgjerimi është një qëllim strategjik i BE-së dhe, si i tillë, ai pret që dilemat të zgjidhen dhe të arrihet një marrëveshje mes të 27-ve gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të presidencës së vendit të tij.