Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e ka cilësuar hap të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi emërimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë.
Ajo shprehet se sapo të emërohet edhe gjyqtari i tetë, kjo gjykatë do të ketë kuorumin për caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese.
“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, me të 9-in që do të vijë së shpejti.
Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj”, shkruan Yuri Kim.