Poli cia e Durrësit vijon kontrollet gjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje.Gjatë një aksioni në Manëz, policia ka arre stuar dy pronarë objektesh, të cilët kishin zaptuar tokën në zonë bregdetare, duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 2 shtetasit që po kryenin punimet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm. Sipas policisë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Resild Meta dhe Mafmut Beja, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.