Temperaturat po ngrihen dhe një nga ëmbëlsirat më të preferuara të stinave të ngrohta është akullorja. Por nëse jeni mërzitur me shijet bazike të akulloreve dhe po kërkoni diçka më të veçantë, por nga ana tjetër doni që ajo shije e re t’ju përshtatet, ne kemi disa sugjerime perfekte për ju. Ato janë bazë shenjave të horoskopit, por edhe ju që nuk besoni aq shumë në të, provojeni një herë.
Dashi: Mente
Dashit i pëlqen të jetë ai që e përcakton trendin, ndaj shija e mentes do të ishte perfekte për të. Sado e çuditshme t’ju duket, shija e mentes është edhe e ëmbël gjithashtu. E meqenëse dashi është gjithnjë i përditësuar, mos u çudisni kur një i tillë t’ju thotë qe e ka provuar këtë shije tashmë.
Demi: Çaj jeshil
Demi është shumë i lidhur, me tokën, botën e natyrën. Ndaj, shija më perfekte për të do të ishte nga gjethet e çajit jeshil. Për më tepër, demit do t’i dukej sfiduese një shije e tillë jo dhe aq e zakonshme.
Binjakët: Një përzierje e çokollatës, vaniljes dhe luleshtrydhes
Binjakët njihen për energjinë e tyre dhe një përzierje e këtyre tri shijeve do të ishte akullorja perfekte për ta. Do të pëlqehej shumë nga një person i kësaj shenje kjo lloj akulloreje, e teksa do e shijonte do bënte disa ndërprerje të vogla për të treguar ndonjë histori.
Gaforrja: Biskotë me çokollatë
Gaforret nuk i pëlqen t’i nxjerrësh nga zona e konfortit dhe biskota me çokollatë është një trend jo dhe aq i ri. Biskota me çokollatë si një shije akulloreje është shumë e preferuar për gaforren pasi i kujton akulloren e gjyshes ose të nënës.
Luani — Karamel dhe çokollatë
Luani është një shenjë pasionante, së cilës i pëlqejnë sfidat. Karameli dhe çokollata janë një nga shijet më të parapëlqyera të luanit pasi kombinon ëmbëlsinë e çokollatës me shijen e veçantë të karamelit duke krijuar një kombinim sa të njohur aq edhe të mistershëm.
Virgjëresha – Mango
E blen apo e bën vetë, akullorja me shije mango është tepër freskusese. Mango të kujton një shije fruti të ëmbël që është sa i thjeshtë aq edhe i lehtë.
Peshorja – Çokollata
Peshorja është një shenjë që arrin të kënaqet lehtësisht. Asaj i pëlqen kur diçka është e njohur për të, pasi ndihet në zonën e konfortit. Shija e çokollatës nuk është aspak e frikshme, por shumë pasionante.
Akrepi – Të skuqurat
Shija e të skuqurave është perfektja për akrepin, sepse është e fortë dhe krokante nga jashtë, por e butë përbrenda. Njësoj si shija e kësaj akulloreje dhe ndjenjat e akrepit janë të fshehura.
Shigjetari- Kafe
Gjithmonë në lëvizje, shigjetari mund të ha shumë akullore me shije kafeje në ditë pa u mërzitur aspak. Edhe pse nuk ka aspak kafeinë, përsëri ata ndihen shumë energjik dhe të fuqishëm pasi e shijojnë këtë akullore.
Bricjapi — Vanilja me ‘sprinkles’
Bricjapi kënaqet me gjëra të thjeshta, por përsëri argëtuese. Akullorja me shijen kremoze të vaniljes dhe me energjinë që të japin ‘sprinkles’ i jep një buzëqeshje fytyrës së bricjapit. ‘Sprinkles’ e bëjnë diçka të mërzitshme të duket tepër argëtuese.
Ujori- Çokollatë me proshutë
Çdo ujor dëshiron të jetë ndryshe nga tjetri, por të gjithë ata kanë të përbashkët sensin e unikes. Ndaj, çokollata me proshutë është shija ideale e akullores për ujorin. E dimë që proshuta do t’ju duket e çuditshme, por asgjë s’është e çuditshme kur bëhet fjalë për një ujor.
Peshqit- Vanilje dhe çokollatë
Natyra misterioze e peshqve bën akulloren me vanilje dhe çokollatë perfekte për ta. Pra, bëhet fjalë për shijen e ëmbël të çokollatës të miksuar me atë kremoze të vaniljes, pasi dhe natyra e peshqve është shumë e dyjëzuar porsi këto dy shije të ndryshme.