Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka shpërndarë në rrjetin e saj social Facebook një foto teksa komenton për hyrjen e shqiptarëve në ambasadat e huaja në Tiranë.
Mirëpo, kjo foto ka marrë vëmendje pasi Zhupa ka bërë gafë duke postuar pamjet e momentit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës, e krahas ka vënë shkrimin lidhur me hyrjen e shqiptarëve në ambasada.
Ndërkohë, gazetari i njohur Mero Baze e ka ripostuar duke bërë ironi e duke kërkuar që dikush ta informojë e t’ia shpjegojë zëdhënëses së PD.
“Dikush duhet ti shpjegojë zëdhënses së PD se kjo foto është momenti i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës më 2 korrik 1990 dhe jo hyrja e shqiptarëve në ambasadë gjermane. Fakti që kanë ndodhur në një ditë nuk do të thotë se janë njësoj. Se dhe Lul Basha dhe PS më 12 Qershor kanë lindur, por kanë ndryshime.”– shkruan Mero Baze.