Hëna ka një ndikim të madh në jetën tonë dhe shenjat e horoskopit janë të lidhura ngushtë me të. Në faza të ndryshme, ajo merr ngjyra të ndryshme, ndërsa në foton e mësipërme duhet vetëm të zgjidhni ngjyrën që ju pëlqen më shumë, për të mësuar më tepër për të ardhmen tuaj.
Zgjodhe Hënën e kuqe?
Ti ndjek gjithmonë intuitën dhe kjo është një super fuqi për ty. Sa herë që je në mes të një zgjedhjeje, mendohesh mirë para se të marrësh një vendim. Hëna që zgjodhe siguron se do kesh sukses financiar. Puna dhe kujdesi që ke treguar në vendimet që ke marrë do të të sjellin shumë para në të ardhmen e afërt.
Zgjodhe Hënën blu?
Mos ji i paduruar me financat apo marrëdhëniet. Nëse do të ndihesh më i sigurtë me njeriun që dashuron, apo dëshiron të përmirësosh situatën financiare, mos lër që të tjerët të zgjedhin për ty! Ky është momenti kur duhet të kujdesesh për jetën tënde dhe të heqësh dorë nga ideja për të patur gjithçka nën kontroll.
Zgjodhe Hënën lejla?
Do të kesh shumë shpejt një përmirësim të financave të tua. Dedikimi yt në punë do shpërblehet dhe do të kesh ngritje në karrierë.Nuk duhet të shqetësohesh për marrëdhëniet. E ardhmja do sjellë miq interesantë, entuziastë dhe shumë të nevojshëm. Përdore këtë mundësi për të zbuluar dëshirën e zjarrtë që ke brenda vetes.