Një javë pas përmbytjeve të rënda në Evropë, që sollën shkatërrim në Gjermani, Belgjikë e Holandë, zyrtarët gjermanë thanë sot se 158 ende të humbur mund të mos gjenden kurrë.
Numri i viktimave të tragjedisë ka arritur në 205 në të gjithë kontinentin, ndërsa një total prej 176 personazh janë të humbur. Belgjika ka regjistruar 32 vdekje dhe ka 18 të humbur, njofton qendra kombëtare e krizave
Në Gjermani vendi i goditur më rëndë, qytete të tëra u mbuluan nga uji dhe rrugët u morën me vete nga përmbytjet e papritura, të cilat morën 173 jetë.
Organizata Federale e Ndihmës në Gjermani tha se ka shumë pak gjasa të gjenden të tjerë të mbijetuar, edhe pse grupet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë mes rrënojave natyrore.
Zëvendës presidentja e agjencisë federale të ndihmës Sabine Lackner, gjithashtu tha për CNN se nuk pret që grupet të gjejnë të tjerë të mbijetuar.
“Kërkimet për njerëz të humbur vijojnë por për shkak të masës së dëmeve dhe kohës së kaluar, ka pak shpresa që njerëz të gjenden të gjallë në këtë kohë,” tha Lackner në një deklaratë.
Qyteti i Koblenz, i goditur më rëndë në shtetin gjerman të Rhineland-Palatinate, ka shënuar të paktën 125 të vdekur. “Janë 155 njerëz për të cilët nuk dihet ku janë,” tha zëdhënësja e policisë Verena Scheurer për CNN duke shtuar se në këtë pikë numri i viktimave pritet të rritet.
Kancelarja Angela Merkel ishte këtu për vizitë në fundjavë deh quajti dëmet “surreale”. Ajo shtoi: “Mund të them se gjuha gjermane nuk ka një fjalë për shkatërrim të tillë”.
Të paktën 47 njerëz kanë vdekur në rajonin më të populluar të Gjermanisë, Rhine-Westphalia, sipas ministrisë së brendshme.