Festival golash në “Signal Iduna Park”, aty ku po përballen Dortmundi dhe Eintracht Frankfurt. Katër gola për 11 minuta, dhe 3-1 për verdhezinjtë vendas. Kapiteni Marco Reus zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të.

Miqtë reaguan dhe rikthyen përkohësisht baraspeshën falë autogolit të Felix Passlack, por Thorgan Hazard dhe i zakonshmi Erling Haaland (dhuroi asistet te dy golat e parë) tundën rrjetën kundërshtare brenda dy minutave.