Franck Kessie pritet të kthehet në Milano në ditët e ardhshme për t’u bashkuar me grupin kuqezi në Milanello dhe për të nënshkruar më në fund rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2022.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milan ka vendosur të plotësojë kërkesat e afrikanit, i cili kërkonte një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon.
Djallit i ka ofruar 6 milionë euro plus bonuse. Dhe janë pikërisht këto të fundit që duhen përcaktuar mes Milan-it dhe menaxherit të lojtarit.