Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është rikthyer për të folur për një të ardhme të mundshme në stolin e Gjermanisë: “Si mund ta di se çfarë do të bëj pas tre vjetesh? Shumica prej nesh as nuk e dimë se ku do të jetë në dy ose tre javë – u shpreh trajneri i “reds” per Bild –

Nëse pas përfundimit të marrëdhënies sime me Liverpoolin në 2024 do të kem një vit pushim do ta mendoj… Për momentin, kontrata e Hansi Flick do të zgjasë deri në vitin 2025, kështu që askush nuk duhet të më telefonojë në 2024 në mënyrë që të jem i lirë vitin e ardhshëm për një pasardhje të mundshme”.