Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë një ndër çiftet më të përfolur të showbizz-it. Aktorja e mirënjohur dhe futbollisti 22 vjeçar janë vënë shpesh në qendër të kritikave për shkak të diferencës në moshë.
Pavarësisht paragjykimeve, dyshja po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Së fundmi, Adriana ka ndarë disa imazhe të reja ku ka shkruar se ndihet më e lumtur se kurrë. “Kur ndihesh e përmbushun dhe perfekte!”, thotë aktorja. Në qershor, ata festuan dhe 1 vjetorin e lidhjes së tyre.