Një foto e disa qytetarëve nga Bangladeshi e shkrepur pranë godinave të Qytetit Studenti është shpërndarë menjëherë në disa portale, ku shkruhet se ata janë afganë.

Lajmi është i rremë! Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata janë emigrantë nga Bangladeshi dhe se kanë shkuar pranë godinave të qytetit studenti pasi kanë ngatërruar hotelin. Policia i ka shoqëruar për të kryer procedurat e nevojshme. Të fotografuarit janë punonjës sezonalë nga Bangladeshi.

Prej së hënës deri ditën e sotme ishin planifikuar fluturime nga Kabuli drejt Tiranës për të sjellë qytetarët afganë por ato janë anulluar. Për të dielën janë planifikuar 2 fluturime Kabul-Tiranë, por asgjë s’është e sigurt pasi të njëjtat planifikime janë anuluar edhe ditë më herët nga situata kaotike në Kabul.