Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Bodan. Ajo ka postuar në Instagram disa foto të saj nga shtatzënia dhe nga vogëlushi.
“Mirë se vjen djali ynë i bukur, Bodan, kjo javë ka qenë një rrugëtim në vetvete. Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja. Bourne & Bodie: Vëllezërit e #Boston.
Faleminderit të gjithë atyre që na mbështesin dhe na duan. Fadil Berisha fotografitë e tua janë gjithmonë të preferuarat e mia, të duam”, shkruan ajo në një postim. Kujtojmë se pas pothuajse një viti fejesë, aktorja kurorëzoi dashurinë në gusht të vitit 2018 me partnerin e saj Peter Palandija. Po në gusht të një viti më pas, Eliza u bë gjithashtu nënë për herë të parë dhe ishte në qiellin e shtatë nga lumturia.
Aktorja dhe partneri i saj Peter Palandjian vendosën që vogëlushin e tyre ta pagëzojnë me emrin Philip Bourne Dushku Palanjian (që e thërrasin shkurt Bourne).
Kujtojmë se gjatë kohës që ishte shtatzënë me djalin e dytë, Dushku mori edhe vaksinën anti-Covid. Eliza tregoi eksperiencën e saj në rrjete sociale, teksa rrëfeu se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.