Ardhja e Goran Bregoviç në Shqipëri ka nxitur jo pak debate ditët e fundit.
Etiketimet dhe akuzat ndaj këngëtarit me famë ndërkombëtare kanë qenë të shumta gjë që ngjalli dhe interesin e mediave.
Për të krijuar një panoramë të qartë, qytetarë të ndryshëm kanë dhënë mëndimin e tyre mbi ardhjen e Bregoviç. Ato janë shprehur se Bregoviç është i mirëpritur në Shqipëri dhe se arti nuk duhet ngatërruar me politikën.
Ja disa prej dëshmive:
‘Ç’është kjo histori? Ai është artist mbi të gjitha, në nuk jemi popull racist’, është shprehur njëri prej qytetarëve.
‘Nuk ka asgjë të keqe që një këngëtar vjen e performon në Shqipëri. Muzika është ‘ambasador’ që bashkon popujt’, shprehet një tjetër.
‘Unë shkoj çdo vit në festën e Birrës në Korçë. Do shkoj edhe kësaj here. Goran Bregoviç është artist që ka performuar në skenat më të mëdha të botës. është i mirëpritur në vendin tonë’, prononcohet një tjetër qytetar.
Edhë në rrjetet sociale, ditën e djeshme, është vënë re një solidarizim i qytetarëve shqiptarë lidhur me këtë çështje. Ata përkrahin ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë duke hedhur poshtë akuzat lajmet e sponsorizuara nga individë dhe grupe të caktuara politike për interesa të tyre dhe qëllime dashakeqe.