Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar të infektuar me Covid 37 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka asnjë jetë të humbur. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë në Shkup – 15, Tetovë – 8, Kumanovë – 4, Gostivar – 3, Kërçovë – 2, dhe nga 1 në Manastir, Strumicë, Koçan, Radovish dhe Dibër.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 23 pacientë të shëruar. Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid shkon në 156.543, qytetarë mes të cilëve 150.422 janë shëruar, ndërsa 5.494 kanë ndërruar jetë. Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid 627 qytetarë.