Në fund të muajit Korrik, Aurela Hoxha zbuloi se ishte bërë nënë e një djali të quajtur Alaron. Modelja publikoi në rrjete sociale momente të ëmbla pranë vogëlushit, por pa e zbuluar datën e saktë të ardhjes së tij në jetë.

Ditën e djeshme Aurela ka festuar 3 mujorin e të birit, duke treguar se ai ka lindur me datë 26 Maj. Modelja ka publikuar një foto ku të dy shihen të shtrirë në krevat dhe i ka bërë një dedikim të ëmbël.

“Gjithmonë bashkë! Gëzuar 3 mujorin jeta ime! Të dua Alaron”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet e veshur me bikini.