Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se të gjitha strukturat në varësi të saj, janë të angazhuara për të përballuar situatën emergjente të zjarrit në vend.

Sipas Ballukut, Autoriteti Portual Durrës ka vendosur në dispozicion ambiente konteinerike dhe vinça që do t’ju vijnë në ndihmë emergjencave tona civile dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që janë duke ndërhyrë në zonat e përfshira nga zjarret.

Vendi ynë u përfshi nga temperatura të larta përgjatë ditëve të para të gushtit, ndërsa disa zona u përfshinë nga zjarri. Më problematike situata u paraqit në Gjirokastër dhe Vlorë, ku humbi jetën edhe një person.

Ministria e Mbrojtjes informoi sot se deri tani janë izoluar disa nga vatra zjarri në vend, por ende mbeten aktive disa të tjera.