Ka përfunduar ndërtimi i Qendra Shëndetësore e fshatit Polis Gurëshpatë , në Librazhd me të gjitha standardet. Kryetari i Grupit Parlamentarë të PS-së, Tulant Balla ka inspektuar nga afër përfundimin e ndërtimit të Qendra Shëndetësore. Në bashkëbisedim me punonjësit e Qendra Shëndetësore e fshatit Polis Gurëshpatë, Balla u interesua edhe për ecurinë e vaksinimit.

“Duhet të nxisim të gjithë njerëzit që të bëjnë vaksinimin sepse është e vetmja mënyrë që na bënë të jemi të përgatitur për sezonin e vjeshtës”, tha Balla, ndërsa u informua se janë vaksinuar deri më tani 800 persona në Gurëshpatë. Në fjalën e tij, Balla tha se “gjej rastin ta falënderoj qeverinë e Kuvajtit për ndërtimin e kësaj qendre shëndetësore të cilët kanë treguar solidaritet në mbështetjen e Shqipërisë në shumë projekte. Kjo është e disata qendër shëndetësore që ndërtojnë në bashkinë Librazhd por në qarkun Elbasan numri është shumë më i madh i Qendrave Shëndetësore që ndërtojmë falë këtij bashkëpunimi”.

“Është një qendër shëndetësore që i vjen në mbështetje dhe në shërbime shumë banorëve të Gurëshpatë, sepse numri i banorëve që jetojnë këtu është një numër vërtet i madh. Natyrshëm që investimi i rrugës do ti bëjë edhe më të aksesueshme shërbimet e tjera shëndetësore në këtë zonë, por këtu duhej një QENDËR Shëndetësore me të gjitha kushte dhe kjo është që i plotëson të gjitha standarde”, tha Balla. Po ashtu, Balla u bëri apel qytetarëve të vaksinohen. “Apeli imë është për të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë që të shfrytëzojmë këto ditë që të vazhdojmë vaksinimin”, tha ai.

Balla tha se “ne do të vazhdojmë investimet tona në Polis sepse kemi shumë punë përpara, sikurse është rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm, të energjisë elektrikë dhe natyrshëm infrastruktura rrugore Balla shtoi se “ky është një investim i radhës që ne kemi me shoqatën mirësia, sigurish ndërtimi i Qendrës Shëndetësore ishte shumë i rëndësishëm sepse qendra e vjetër shëndetësore përveç se ishte e amortizuar ishte në një vend të papërshtatshëm. Ndërtimi është shumë i mirë, ndërkohë që shoqata e ka pajisur qendrën me të gjitha pajisje”.