Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar qëndrimin e tij pro nismës “Ballkani i Hapur”. Në intervistë për ABC, ai shprehet se ky është një proces që mbështetet nga BE dhe SHBA ndërsa e cilësoi moment të rëndësishëm për të afruar BE me SHBA-të. “Çështja e Ballkanit të Hapur është vazhdimësi e procesit të Berlinit. E mbështet edhe BE edhe SHBA dhe është si një moment i rëndësishëm për të afruar vendet në BE sepse këto vende kanë specifika të ndryshme. Sigurisht duhet para një afrim dhe parapërgatitje për t’u anëtarësuar në BE. Nuk është temë që imponohet. Kosova i ka politikat e veta dhe sheh rreziqet e veta. Nuk është e imponueshme.

Pasi të analizohet mirë nga autoritetet e Kosovës sepse është çështje e hapur. Është analizë që e do e bëjmë vendet e përkatëse. Më pyetën disa mërgimtarë më thanë do na bëni prapë Jugosllavinë. Thashë më thoni sa pritet në kufi kur erdhën. Më thanë 5 orë pritën. U thashë kjo iniciativë është që mos prisni asnjë minutë. Nëse kjo marrëveshje i dëmton shqiptarët edhe mund të tërhiqesh nga marrëveshja”, tha Ahmeti.

Ai deklaroi se ky proces nuk duhet të përkeqësojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndalur tek qëndrimi i kësaj të fundit ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, Ahmeti shtoi se nuk është e lehtë për të, por sot duhet vendosur nëse do zgjidhet rruga e hakmarrjes apo dialogut. “Mendoj se ky proces nuk duhet të ndikojë në raporte të këqija mes Kosovës dhe Shqipëria. Shqipëria po i bën 109 vite pavarësi dhe eksperienca e një shteti matet nga lashtësia e një shteti. Mund të ndërtohet qëndrime të përbashkëta për tema madhore dhe të rëndësishme. Marrëdhëniet mes vendeve fqinje janë shumë të rëndësishme.

Anëtarësimi në BE është shumë i rëndësishëm. Me Serbinë nuk them se është e lehtë sepse Kosova akoma numëron njerëzit e zhdukur. Nuk është e lehtë për Kosovën. Nuk mendoj që edhe Shqipëria nuk mendon se Kosova nuk ka plagë të rënda. Sepse edhe vetë Shqipëria ka humbur djem të saj. Na duhet një pajtim mes kombit shqiptar dhe atij serb. Ose të vendosemi për hakmarrje. Kemi dy rrugë. Të tretë nuk ka. Do përsërisim historinë”, u shpreh ai.