Në 6-mujorin e parë të këtij viti, bankat tregtare në vend rritën të ardhurat nga tarifat dhe komisionet. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për këtë periudhë, të ardhurat nga komisionet arritën në 6.2 miliardë lekë, me një rritje prej 22% krahasuar me 6-mujorin 2020 dhe 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ekspertët shpjegojnë se, ky tregues në rritje ka ardhur nga zgjerimi i shërbimeve bankare, por edhe nga rritja e vlerës së komisioneve. Përmirësimi i të ardhurave ndikoi në rritjen e të ndjeshme të fitimi të sektorit bankar, që për 6-mujorin e këtij viti arriti vlerën e 10.5 miliardë lekëve. Fitimi i sektorit bankar u rrit me 47% krahasuar me vitin e kaluar.