Një tjetër ndeshje interesante e kësaj të diele vjen nga LaLiga dhe do të luhet në Camp Nou në orën 20:00.

Bëhet fjalë për Barcelona – Real Sociedad, që do të zhvillohet me praninë e tifozëve, por kuptohet jo të Lionel Messit, tashmë pjesë e PSG-së në Ligue 1. Nis epoka post-Messi në klubin katalan, që vetëm në orët e fundit ka federuar në ekipin e parë edhe Rey Manajn, të cilit i jepet shansi i jetës pasi blaugranat kanë nevojë për sulmues pas largimit të yllit argjentinas dhe dëmtimit të Agueros.