Pasi dështoi në Manchester United, holandezi ka pasur paraqitje të mirë me skuadrën katalunase Në verën e vitit 2015 Manchester United kishte nënshkruar me Memphis Depa atëherë 21 vjeçar për një shumë rreth 34 milionë euro pas një sezoni impresiv me PSV Eindhoven, por gjërat nuk shkuan si duhet në Angli dhe gjashtë vite më vonë – pas katër viteve në Francë – sulmuesi holandez po shkëlqen me Barcelonën.
Memphis luajti vetëm për dy vite në Manchester para se ai të shitet të Lyon për gjysmën e parave që kishin paguar skuadra angleze. Në Francë, 27 vjeçari shkëlqeu kurse Ronald Koeman e analizoi talentin e tij. Këtë verë, pasi që kontrata e tij me Lyon skadoi, Memphis shkoi në Barcelonë si lojtarë pa kontratë dhe pavarësisht se skuadra katalunase ka vështirësi financiare ai duket se po adaptohet mirë në të.
Barcelona është e bindur që, pas periudhës së tij zhgënjyese në Angli, Memphis dëshiron t’i impresionojë klubet e mëdha në botë për t’i treguar se çfarë është në gjendje të bëjë. Në ndeshjen e parë në Camp Nou, Memphis gëzoi tifozët e Barcelonës me një paraqitje tepër të mirë debutuese.
Pavarësisht që nuk shënoi, ai bëri një asist fantastik për Gerard Pique dhe u involvua pothuajse në të gjitha aksionet e skuadrës. Me Lionel Messi që nuk është më pjesë e klubit, nuk ka dyshim që Memphis mund të bëhet njëri prej sulmuesve kryesor të ekipit Katalunas.