Vazhdojnë polemikat për lamtumirën e Leo Messi-t nga Barcelona. E fundit ka ardhur nga Juame Llopis, i cili ka dhënë dorëheqjen nga komisioni Espai Barça (projekt i këshillit administrativ që merret me Camp Nou dhe struktura të tjera blaugrana) për të thënë të vërtetën: “Kam dhënë dorëheqjen për të patur lirinë që të them atë që mendojnë shumë tifozë dhe për të kërkuar transparencën që ka munguar. Nuk është bërë gjithçka që mund të bëhej”, ka thënë Llopis.
“Të gjithë e kanë parë ftohtësinë mes Messi-t dhe Laporta-s. Nuk është thënë e vërteta, duam të dimë se çfarë po kuridisin Laporta me Perez. Super League është një projekt i madh, por i pasigurt dhe nuk kuptohet pse, ndërsa tifozët qanin lamtumirën e Leos, Laporta takohej me presidentin e Real Madrid”.
Sipas Llopis “klubi nuk ka personat e duhur për të menaxhuar këtë krizë: largimi i Messi-t ka qenë gjëja më e lehtë, ndërsa nuk është bërë asgjë në rastet si ato të Umtit, Coutinho apo të tjerë. Vendimi për të mos rinovuar kontratën e Messi-t është marrë nga drejtues që nuk e njohin Barcelona-n, nuk kanë dashur që ai të qëndronte”.