Janë kthyer zërat për një interesim të Barcelona-s për Matthijs de Ligt.

Sipas donbalon.com, holandezi po mendon seriozisht të largohet nga Torino nisur nga fakti se Massimiliano Allegri do të vazhdojë t’i besojë dyshes Chiellini-Bonuçi për sezonin e ri. Katalanasit, nga ana e tyre, do të investonin shumën e kursyer nga marrëveshja e dështuar me Messi-n për ta siguruar lojtarin.

Për të bindur klubin e Agnelli-t që të heqë dorë nga qendërmbrojtësi holandez do të duhet të paktën 86 milionë euro. Sipas portalit spanjoll, Mino Raiola mund të nisë negociatat me spanjollët në javët e ardhshme. Pas Lukaku-t, domethënë, Seria A rrezikon të humbasë një tjetër yll.