Tifozët e Barcelona-s presin me ankth Trofeun Gamper që do të luhet të dielën kundër Juventus-it. Jo shumë për rëndësinë që ka ndeshja, as për prestigjin e kundërshtarit, por sepse duket se para fillimit të ndeshjes, klubi katalanas mund të zyrtarizojë më në fund rinovimin e Lionel Messi-t.
Mundo Deportivo nuk ka dyshime. Laporta ka ndërmend të lajmërojë nesër rinovimin pesëvjeçar me yllin argjentinas dhe të festojë me popullin azulgrana gjatë Trofeut Gamper. Aktualisht, Messi është akoma me pushime në Ibiza.