Bayern Munich ëështë pranë transferimit të kapitenit të Leipzigut, Marcel Sabitzer. Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Pas trajnerit Julian Nagelsmann dhe mbrojtësit Dayot Upamecano, bavarezët kanë arritur marrëveshjen edhe me kapitenin e Leipzig, mesfushorin Marcel Sabitzer, transferimi i të cilit në “Allianz Stadium” është vetëm çështje orësh. Detajet e transferimit nuk bëhet ende të ditura, megjithatë duke qenë se Sabitzer është në vitin e fundit të kontratës, besohet se Bayerni i Mynihut nuk do të paguajë më shumë se 20 milionë euro për të “rrëmbyer” austriakun.