Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar financimin e 500 milionë dollarëve për të përmbushur nevojat urgjente të refugjatëve dhe migrimit të tyre, viktima të konfliktit dhe persona të tjerë në rrezik, si rezultat i situatës në Afganistan, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Me këtë veprim, përcaktoj se është e rëndësishme për interesin kombëtar për të ofruar një ndihmë deri në 500 milionë dollarë nga Fondi i Ndihmës së Emergjencave për Refugjatët dhe Migracionin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden në një memorandum drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe i publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Në këtë shënim, Biden i thekson sekretarit Blinken se ky i fundit ishte i autorizuar dhe i udhëzuar të paraqiste këtë vendim në Kongres.