Miliarderët George Soros e Bill Gates janë bërë pjesë e konsorciumit që ka marrë kontrollin e kompanisë krijuese të teknologjisë së testeve të shpejta të Covid-19.
Kompania britanike Mologic përveç testeve të koronavirusit studion dhe zhvillon teste gjithashtu për sëmundjet tropikale si ethet afrikane e ebola. Grupi i drejtuar nga fondi Soros për zhvillimin ekonomik, po investon të paktën 40 milionë dollarë në Mologic, të cilët krijojnë teknologji të testeve të tamponit dhe të diagnostikimit të shpejtë. Operacioni eshte kryer nga SEDF, krahu i investimeve i “Open Society Foundations” e Soros.
Blerja do të thotë se Mologic, kompania “jo-ftimprurëse” nga Bedford ne Britani, do të kthehet tashme në një “sipërmarrje sociale” e quajtur Global Access Health (Aksesi global te shëndeti). “Pandemia Covid-19 ka demonstruar pabarazinë për aksesin global ndaj shëndetit publik prandaj iniciativa është thelbësore që vendet me të ardhura të mesme e të ulëta të marrin mjete diagnostikuese me çmim të lirë e cilësi të lartë”, thuhej në një deklaratë të SEDF, ku transaksioni quhej ‘akt filantropik’ për mbushjen e boshllëqeve në shëndetin publik.
“Kthimi i Mologic në një sipërmarrje sociale është hapi natyral për vende të paavantazhuara të goditura nga lakmia e spekulatorëve,” tha mes të tjerash Mark Davis, drejtor i Mologic.