Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu për procesin e tërheqjes nga Afganistani dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Në një postim nga llogaria në Twitter, Blinken tha: “Sot bisedova sërish me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu rreth përpjekjeve tona që vazhdojnë për të siguruar një evakuim të sigurt dhe të rregullt. Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe i jemi mirënjohës për partneritetin”.

Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se “Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm të Turqisë Çavuşoğlu për bashkëpunimin dhe për përpjekjet tona që vazhdojnë për të siguruar një evakuim të sigurt dhe të rregullt për shtetasit, aleatët dhe partnerët tanë në Afganistan”. Dy ministrat edhe më 24 gusht biseduan në telefon lidhur me procesin e tërheqjes nga Afganistani.