Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se SHBA po zhvendos kompleksin e saj të ambasadës në aeroportin e Kabulit. “Kjo është arsyeja pse ne kishim forca në dorë për t’u siguruar që mund ta bënim këtë në një mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Vetë kompleksi, njerëzit po largohen atje dhe po shkojnë në aeroport,” tha Blinken për mediat e huaja.
Ai shtoi se ambasada ka lista të njerëzve për të dalë nga rreziku dhe po dyfishon përpjekjet për ta bërë këtë. Ai gjithashtu mohoi çdo krahasim të situatës aktuale me rënien e Saigon në vitin 1975, në Vietnam, dhe këmbëngul se misioni afgan kishte qenë i suksesshëm “Ky nuk është Saigon,” tha ai.