Përfaqësuesi i Lartë për Politikën dhe Sigurinë në Bashkimin Europian Josep Borrell deklaroi pas takimit të jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së se Brukseli duhet të fillojë bisedimet me talebanët në Afganistan.

Kancelarja Angela Merkel ka shprehur shqetësimin për rrjedhën e krizës së refugjatëve, ndërsa ka filluar bisedimet me udhëheqësit evropianë dhe OKB-në. Ministri i Jashtëm grek Dendias kërkoi forcimin e kufijve për të parandaluar valët e emigracionit.